
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Pjeshkë të Durrësit, ku një grua 44-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët pranë banesës së saj, ndërsa po kulloste bagëtitë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, kur viktima, e identifikuar si M. Ll., u transportua në spitalin e Shijakut, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë. Nga hetimet e para dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, materialet procedurale për rastin i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.