Durrës – Konflikt në rrugë, 25-vjeçari plagos me sende të forta një shtetas: viktima në Traumë

Jil
Jil
1 Min Read

Durrës – 25-vjeçari arrestohet pas plagosjes së rëndë me sende të forta

Një konflikt i çastit ka përfunduar me dhunë në lagjen nr. 14, Durrës, ku një 25-vjeçar ka goditur rëndë me sende të forta një shtetas tjetër.

Policia njofton se, pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe arritën të identifikojnë, kapin dhe shoqërojnë autorin e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë Kristo Domi, 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Gëzim Muka.

Ky i fundit ka marrë dëmtime në kokë dhe, pas trajtimit fillestar në Spitalin Rajonal Durrës, është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. /noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania