
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dorjan Abazi, 18 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13 të qytetit, ka tentuar të vidhte me dhunë sendet personale të tre shtetaseve italiane.
Po ashtu, nga hetimet e kryera rezulton se Dorjan Abazi është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera të kryera më datat 27 dhe 28 prill 2025, ku pas thyerjes së xhamit të automjeteve ka marrë sende personale.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia sekuestroi një sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara si të vjedhura.
Në kuadër të hetimeve, u procedua në gjendje të lir