Dy djem dhe një vajzë dhunojnë një burrë, arrestohen nga policia

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi u konfliktuan me një 48-vjeçar në lagjen nr. 18, Durrës.

Ata e kanë goditur Gentian Zenelin, me sende të forta dhe gjithashtu njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër, konkretisht kallashnikov, informoi sot policia.

E TRISHTË/ Të rinjtë tallin një të moshuar në Kamëz, pamjet i transmetojnë LIVE në ‘TikTok’! (VIDEO) Sipas njoftimit të bluve të arrestuarit janë Gentian Zeneli, Jolanda Zeqiri dhe Spiro Shore, për moskallëzim të krimit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore, janë vënë në pranga shtetasit:

Gentian Zeneli, 48 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Spiro Shore, 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Veprime qe pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe Moskallëzimi i krimit”.

Jolanda Zeqiri, 26 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në kërkim janë Hamdi Llana dhe Klajdi Senko, të cilët pas konfkliktit janë larguar me shpejtësi me një automjet, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top