Dy shqiptarët kapen duke shitur kokainë në Peruxhia

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy shqiptarë, një 21-vjeçar dhe një 19-vjeçar, janë arrestuar në Perugia, Itali, nën akuzën e shitjes së drogës. Ngjarja ka ndodhur pas një kontrolli të policisë, e cila i vuri re të rinjtë duke tentuar të largoheshin me makinë. Gjatë kontrollit, në dorezën e makinës u gjetën katër pako kokainë dhe gati 300 euro. Pas kësaj, policia kryen një kontroll edhe në ambientet e akomodimit të të dyve, ku u zbuluan edhe 700 euro cash, një peshore precize dhe një sasi tjetër kokaine.

Të rinjtë u arrestuan dhe janë izoluar në paraburgim, duke pritur masën e sigurisë në gjykatë dhe hetime të mëtejshme për veprat e tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Scroll to Top