JiL.al - Jeto i Lumtur

Dy të arrestuar për trafik droge në Durrës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia në Durrës ka arrestuar dy persona, të shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 1”.

‘Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 1″, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, kapën dhe ndaluan shtetasit:

Daniel Kaceli, 40 vjeç dhe Armando Çalleku, 23 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 1”, pasi nga hetimet dyshohet se ishin të implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Scroll to Top