
Librazhd, 21 Shkurt 2025- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Dragostunjë, Librazhd, ku dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet tip Hyundai me targë AB 442 PG, i drejtuar nga Edmond Terova, është përplasur me një tjetër mjet, tip AA 710 BV, që drejtohej nga Klevis Jaupaj. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i njërit automjet dhe një pasagjer që ndodhej në Hyundai kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar shkakun e aksidentit, duke shqyrtuar mundësinë e ndikimit të shpejtësisë, kushteve të rrugës apo faktorëve të tjerë. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit.