
Pasditen e sotme në qytetin e Fierit janë konstatuar dy vatra zjarri, konkretisht, njëra në afërsi të fshatit Daullas dhe tjetra në periferi të qytetit. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore dhe kallamisht, ndërsa re të dendura tymi janë përhapur mbi zonat e banuara.
– Advertisement – Në vendngjarje janë paraqitur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarreve. Mësohet se ndërhyrja e tyre po vështirësohet nga era e fortë e cila ndihmon përhapjen e flakëve.
Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e rënies së zjarreve, ndërkohë, autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të shmangin çdo veprim që mund të çojë në ndezjen e zjarreve, veçanërisht në këto kushte të thata dhe me temperatura të larta.