Një zjarr ka rënë mesditën e sotme mes disa pallatesh në ndërtim në lagjen nr 1, në hyrje të qytetit të Sarandës.
Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, sipas të cilëve, zjarri kishte rënë në disa shkurre afër 2 objektev e një katëshe në ndërtim.
Nga zjarri rrezikoheshin banesat përreth, ndërsa u ndërhy me 3 makina dhe 6 zjarrfikës, duke mos lejuar përhapjen e zjarrit.
Nga flakët mësohet se është djegur një barakë e ndodhur aty dhe një pemë pishe.
Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr të qëllimshëm, por flakët mund t‘i ketë shkaktuar edhe nxehtësia e madhe.
Policia ndërkohë është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.