Dyshohet se përndoqi të renë  e pëson autori

Editor
1 Min Read

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se përndiqte një 31-vjeçare.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin L. H., i cili më herët ishte dënuar për përndjekje.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Same”. Përndoqi një 31-vjeçare, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Përndjekja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 31-vjeçare se një shtetas e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Same”, për kapjen e tij.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi L. H., 41 vjeç, banues në Vorë. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur të njëjtën shtetase. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *