JiL.al - Jeto i Lumtur

Dyshohet se u vetëmbyt, zbardhet identiteti i gruas

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shefike Osja, 63-vjeç, banuese në lagjen “Dobraç”, është gruaja që i dha fund jetës pasditen e kësaj të shtune (1 qershor) duke u vetëmbytur në lumin Buna.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni.

Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave  të rastit.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna.Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Punonjësit e Policisë, me një varkë  janë futur në lumë dhe kanë nisur kërkimet.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetases Sh. O., 63 vjeçe, banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.

Scroll to Top