JiL.al - Jeto i Lumtur

E diela dita më e ftohtë e javës, ja sa pritet të shkojnë 

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual të vranësirave. Në orët e vona mbrëmjes priten  reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit.

Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë, hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe territor, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Në Alpe dhe  në lartësitë mbi 1000-1200 m  priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht  mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

E diela dita më e ftohtë e javës, ja sa pritet të
Scroll to Top