E fshihte kokainën në trungun e lajthive, arrestohet 35-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, mësohet se 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu shqiptar.

Ai e fshinte drogën në pemët me lajthi në zonën e Vairano Scalo, ku ka rënë në gjurmët e policisë pasi ai lëvizte i shoqëruar nga një burrë tjetër në makinën e tij.

Gjithashtu, nga kontrolli fizik në makinë e marrë me qera të cilën e drejtonte 24-vjeçari, u janë gjetur 1710 eurosh cash. Ndërkohë tek tokat me lajthi një kavanoz qelqi me 56 doza kokainë, me peshë totale 100 gramë, informon media italiane.

Sakaq, shtetasi 24 vjeç është duke u proceduar në gjendje të lirë, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Scroll to Top