Jemi të sigurt se ju ka ndodhur të hapni telefonin dhe të shihni se ora është 11:11 ose mund të keni vënë re se jeni në minutën 2:22 të këngës suaj të preferuar.
Ndoshta disa çaste më vonë të njëjtin numër e keni hasur dhe në një biletë ose në porosi që bëni “online”. Këta numra që përsëriten vazhdimisht quhen numrat e ëngjëjve.
Sipas shkencës së numerologjisë dhe spiritualistëve, sekuenca numrash të atillë janë sinjale nga universi. Thuhet se ata mbartin mesazhe dhe simbolika të rëndësishme të cilat mund të na tregojnë nëse jemi në rrugën e duhur. Ja kuptimi i secilit prej tyre:
000 ose 0000
about:blank
Numri 0 simbolizon mundësi të reja ndaj nëse e shihni shpesh, kjo është një shenjë se do të përjetoni një fillim të ri. Mos kini frikë të merrni vendime të guximshme në këtë fazë të rrugëtimit tuaj. Çdo gjë do të shkojë mirë.
111 ose 1111
Numri 1 mbart fuqi të mëdha manifestuese. Ai tregon se universi është në anën tuaj. Rrugëtimi juaj drejt suksesit dhe arritjes së objektivave nuk është aspak i vështirë. Ju duhet vetëm pak kurajo dhe një planifikim i mirë.
222 ose 2222
Numri 2 simbolizon ekuilibrin dhe besimin në vete. Universi do t’ju tregojë se ju duhet ndihma e dikujt për të arritur suksesin. Kini besim tek miqtë besnikë dhe familjarët e afërt pasi ata do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj.
333 ose 3333
Numri 3 simbolizon krijimtarinë. Nëse e shihni shpesh, universi do t’ju bëjë me dije se duhet të investoni më shumë tek aftësitë dhe talentet tuaja. Ky është momenti i duhur për të mësuar. Rezultatet do të vijnë në një moment të dytë.
444 ose 4444
Katra simbolizon stabilitetin. Ju duhet pak kohë për të krijuar themele të shëndetshme, sidomos në aspektin romantik. Për momentin mund të ndiheni sikur jeni në vështirësi dhe keni humbur balancën, por mos u shqetësoni. Ju duhet vetëm pak reflektim.
555 ose 5555
Numri 5 lidhet me ndryshimet. Përgatituni për ndryshime të mëdha të cilat do të ndryshojnë tërësisht jetën tuaj. Universi ju lajmëron se jeni në rrugën e duhur dhe nuk duhet të stepeni nga ndryshimet. Ndonëse mund të dalin pengesa, e ardhmja juaj shihet pozitive.
666 ose 6666
Edhe pse disa mund ta kenë frikë numrin 6, dijeni se ai sjell nuk sjell lajme negative. Gjashta ju tregon se nuk jeni të fokusuar dhe po dilni nga rruga që keni projektuar. Gjatë kësaj kohe keni nevojë për mbështetje dhe empati. Kujdesuni për veten dhe mos gjykoni të tjerët më shumë seç duhet Kujtohuni që çdo gjë ndodh për një arsye. Kërkoni një këshillë nga njerëzit e dashur dhe fokusohuni.
777 ose 7777
Numri 7 lidhet me fatin e mirë. Nëse e shihni shpesh, ky është një mesazh që tregon se nuk do të keni probleme financiare. Mund të dalin mundësi të reja për karrierë si dhe për punë dytësore. Shfrytëzojini të gjitha opsionet, por kini kujdes për mënyrën sesi do t’i menaxhoni.
888 ose 8888
Një nga numrat më hyjnorë në numerologji është teta. Ai tregon se do të jeni mjaftueshëm të fortë për t’u përballur me çdo vështirësi që mund t’ju dalë përpara. Në thelb, ky numër është simboli i pafundësisë dhe intuitës. Ai ju fton t’i besoni parandjenjave dhe të keni kujdes nga energjia negative që njerëzit mund t’ju transmetojnë.
999 ose 9999
Si shifra e fundit në numerologji, numri 9 simbolizon mbylljen e një kapitulli të vështirë. Nëse e shihni vazhdimisht, ky është një tregues se jeni në përfundim të një cikli të gjatë e të lodhshëm dhe më në fund do të shihni frytet e plota të punës. Universi do t’ju mbështesë në çfarëdolloj zgjedhjeje të re që do të bëni.