JiL.al - Jeto i Lumtur

E mitura hidhet nga godina, dyshohet se…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një vajzë 17-vjecare është hedhur nga një lartësi në Japoni, duke lënë të vdekur dhe një kalimtare kur u përplas në trotuar. Nxënësja e shkollës së mesme raportohet se u hodh nga ndërtesa në qendrën e mbushur me njerëz në Yokohama, duke lënë të vdekur dhe një 32-vjeçare që kishte dalë me miqtë mbrëmjen e të shtunës.

Të dyja gratë u dërguan në spital por e reja vdiq në spital dhe kalimtarja fatkeqe pak më vonë. Policia vendase tha se vajza u hodh nga kati i 1-të i qendrës tregtare NEwoMan Yokohama, ngjitur me stacionin e trenave JR Yokohama. Policia tha se vajza jetonte në zonën Kimitsu, ndërsa gruaja e ndjerë punonte në Midori, Yokohama.

Japonia sivjet raportohej vendi me numrin e katërt më të lartë të vetëvrasjeve në botë, e ndjekur nga afër nga Hungaria, Korea e Jugut, Lituania, Slovenia. Korea e Jugut e Japonia raportohet të kenë një mjedis me presion për arsimin e fëmijve ashtu si dhe mbi stigmatizimin shoqëror, që ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijëve.

Scroll to Top