E rëndë në aksin Korçë-Pogradec, gjendet i pajetë një 40-vjeçar

Editor
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë është shënuar në aksin nacional Korçë-Pogradec, ku një 40-vjeçar i identifikuar si Florant Palla është gjetur pa shenja jete, në afërsi të fshatit Leshnicë, në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima është përplasur nga një mjet i panjohur, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

Forcat e rendit janë duke bërë verifikime për të identifikuar mjetin dhe shoferin që mund të jetë përfshirë në këtë incident të rëndë.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të mbledhur prova dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive

Njoftimi i Policisë

Pogradec/ Informacion paraprak                  

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”,  në vendin e quajtur  “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi  F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë. 

 Nga  veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe   drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme  në të gjithë  aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e  drejtuesit të tij.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *