
Në një subjekt minerar, në vendin e quajtur “Maja e Drenit”, fshati Cerujë, Klos, ka ndërruar jetë shtetasi H. D., 61 vjeç, banues në Klos.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se më datë 03.10.2025, rreth orës 11:30, shtetasi në fjalë ka qenë duke punuar në galerinë nr. 5 të një subjekti minerar, ku është konstatuar nga punëtorët e tjerë pa ndjenja dhe më pas ka humbur jetën.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime trupore që mund të lidhen me aksident gjatë punës, dhe paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.
Trupi i 61-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vlerësim të mëtejshëm.