E rëndë! Një tifoz i Sivasporit hyri në fushë i theu hundën me grusht mesfushorit Alessandro Bianco të Fiorentinës! Foto..

Jil
Jil
1 Min Read

Ngjarja ndodhi në ndeshjen e Sivasporit me Fiorentinën, pak pas golit të katërt të skuadrës italiane në të 89-ën me Castrovilin.

Një tifoz i skuadrës turke ka pushtuar fushën e lojës dhe ka goditur me grusht mesfushorin e “violës” Alessandro Bianco gjatë festimeve të lojtarëve të Fiorentinës!

Siç tha më pas trajneri italian Vincenzo Italiano, Bianco ka thyer hundën, duke theksuar se ishte një fenomen tmerrësisht i turpshëm, në një ndeshje europiane. “Grushti që mori Bianco është një turp, as që e priste, i është thyer hunda. Ishte si një atmosferë feste, me një stadium kaq të mbushur që inkurajoi lojtarët e tyre, por ky gjest prishi gjithçka”,- tha Italiano.

Më pas edhe trajneri i Sivasporit, Kalibai, i kërkoi falje Biancos: “Na vjen keq për episodin që ndodhi, nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Sivasporit”.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *