E rëndë/ Shembet ura hekurudhore, raportohen 12 të vdekur dhe katër të zhdukur (PAMJET)

Jil
Jil
1 Min Read

Një urë hekurudhore në ndërtim në provincën Qinghai, Kinë, është shembur duke shkaktuar të paktën 12 viktima. Katër persona të tjerë vijojnë të rezultojnë të zhdukur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa ndërprerje.

Sipas People’s Daily, aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur një kabllo u këput gjatë punimeve. Në atë moment, në kantier ndodheshin 15 punëtorë dhe një mbikëqyrës.

Imazhet e publikuara nga mediat kineze tregojnë urën e papërfunduar, pjesa qendrore e së cilës nuk është ende e përfunduar, të rrethuar nga dy skela dhe vinça gjigantë.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për shkaqet e shembjes së urës, ndërsa operacionet e kërkimit vijojnë në zonë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania