E trishtë! Aksidentohen me motor dy të rinj shqiptarë në Greqi, njëri humb jetën

Jil
Jil
1 Min Read

Naxos- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në ishullin grek Naxos. Sipas mediave greke, dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç, po udhëtonin me një motoçikletë, kur në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.

Motoçikleta u përplas me forcë në një trung peme, duke rezultuar në vdekjen e pasagjerit 20-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit 17-vjeçar.

Personi i plagosur është në gjendje kritike për jetën.

Policia po heton shkaqet e sakta të aksidentit, pa prova deri më tani që të tregojnë nëse drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania