E trishtë në Fier! E zë mjeti bujqësor poshtë, humb jetën 60-vjeçari

Editor
1 Min Read

Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Grecalli të Fierit, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me një mjet bujqësor.

Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 09:30, shtetasi Agron Sukulli dyshohet se u përfshi aksidentalisht nga rrota e mjetit bujqësor që kishte në pronësi, teksa po e kontrollonte atë. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al