E zë pela nën vete në mal, i moshuari telefonon për ndihmë, përfundon me barelë në spital

Jil
Jil
1 Min Read

ërmet, 19 qershor 2025 – Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot në qafën e malit të Dhëmbelit, ku një 68-vjeçar është rrëzuar së bashku me kafshën e tij të punës dhe ka mbetur i bllokuar nën trupin e saj. Falë një telefonate emergjente, ai është shpëtuar në kohë nga forcat e ndërhyrjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40, në vendin e quajtur “Qafa e Mënit”, kur Luan Lame, banor i fshatit Lipë, Njësia Administrative Petran, telefonoi policinë duke njoftuar se kishte pësuar një aksident teksa ndodhej me pelën e tij në një terren të vështirë malor.

Sipas hetimeve paraprake, Lame kishte rrëshqitur bashkë me kafshën në një zonë të thyer, ku kjo e fundit e zuri nën trup duke i shkaktuar plagë të rënda. Për shkak të frakturave, 68-vjeçari nuk mundej të lëvizte.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca. I moshuari u nxor nga vendi i ngjarjes me ndihmën e barelës dhe u dërgua në Spitalin e Përmetit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania