E zë poshtë traktori, humb jetën 32-vjeçari shqiptar në Itali

Editor
1 Min Read

Një 32-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj premteje në Itali, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi në një rrugë fshati që lidh Turin me Casamassima, në provincën e Barit.

Viktima Klevis B. drejtonte një traktor, kur në rrethana momentalisht të paqarta humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin rrethues të rrugës.

Traktori u përmbys, duke e zënë të riun poshtë.

Pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë, 32-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në vendngjarjes.

Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, shqiptari punonte për një kompani bujqësore në Rutigliano.

Në momentin e ngjarjes ai po kthehej pas një dite pune në ara.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *