
Kombëtarja shqiptare do të luajë me Serbinë ditën e nesërme në “Air Albania”. Duel ky që do të startojë në orën 20:45 dhe cilësohet si shumë delikat për kuqezinjtë.
Kjo pasi emocionet e kësaj përballjeje kanë përfshirë të gjithë. Në një përballje kaq të rëndëssishme në stadium do të jenë edhe familjarët e Sylvinhos, të cilët janë gjithmonë pranë brazilianit dhe në mbështetje të tij.

Emocionet kanë “kapluar” edhe vajzën e Sylvinhos, e cila në rrjetet sociale ka shkruar: “Nuk e di se si do e përballojë zemra ime”, teksa në foto shihet axhenda e sfidës.