
Edi Rama konfirmon kandidimin – Do të jetë në listën e mbyllur të PS për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit
Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka vendosur të jetë pjesë e listës së mbyllur të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, duke shuar çdo dyshim mbi të ardhmen e tij politike.
Me këtë lëvizje, Rama i jep fund spekulimeve që ai vetë ngriti disa ditë më parë, kur në një mbledhje me grupin parlamentar të PS-së la të hapur mundësinë se mund të mos ishte fare kandidat në këto zgjedhje.
Konfirmimi i tij në listën e Tiranës e vendos kreun e qeverisë në krye të fushatës socialiste, ndërsa gara politike për zgjedhjet e 11 majit hyn në fazën përfundimtare. /noa.al