JiL.al - Jeto i Lumtur

Edi Rama niset drejt New York-ut, zbulohet arsyeja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryesocialisti Edi Rama ka udhëtuar sot drejt New York-ut për të rinisur turin e ndërprerë “Krenar për Shqipërinë”. Takimi me shqiptarët që jetojnë në SHBA do të zhvillohet paraditen e së shtunës, në orën 11:00 me orën lokale.

Më pas është konfirmuar dhe një rikthim i Ramës si pjesë e turit edhe në Greqi, por kësaj here në datën 3 Nëntor do të jetë në Selanik.

Ndryshe nga takimet e Majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.

Në New York pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë këngëtarët në nisje të takimit.

Fjalimet e konfirmuara janë ato të drejtuesit politik të diasporës Taulant Balla dhe kryeministrit.

Scroll to Top