Dyshohet se dhunoi 3-vjeçari në kopësht ndiqet penalisht edukatorja

Editor
2 Min Read

Një edukatore është kallëzuar penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 3 vjeç. Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Tiranës, janë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopësht në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç.

Policia gjithashtu njoftoi se ka proceduar penalisht disa persona për çështjes të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular, një shtetaseje, në një lokal.

– E. Sh., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;

– R. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin D. M., 33 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka kundërshtuar dhe kanosur 2 punonjës policie, për shkak të detyrës. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjush Furxhi”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin G. E., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi G. E., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *