
Zbardhen të tjera përgjime nga dosja e SPAK për operacionin “Ura” ku u lëshuan 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali dhe u godit një grup i fuqishëm kriminal i trafikimit ndërkombëtar të drogës me bazë në Durrës. Në një nga episodet zbulohet si bëhet trafiku i drogës përmes tragetit duke korruptuar punonjësit e portit.
Pjese nga dosja e SPAK-ut dhe anti-mafias italiane;
Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet rezulton se Gertin Aliu merrej me dërgimin e lëndës narkotike edhe në sasi disa kilogramë ndonjë herë duke u ndihmuar nga operatorët portualë që e mbanin me vete për të shmangur kontrollet për t’ia dorëzuar më pas shoferëve të kamionëve kur ishte në mjetin e lundrimit “per ta futur, ma tha edhe Gerti (..) më tha ” po jo, nuk e marrin këta direkt, paratë ndahen me atë në traget” (…) punohet në traget, e vënë pas një mbi një dhe dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget.
Rrethanë e konfirmuar edhe nga Adi Çoba vetë Erigels PRESI: “Unë e pyeta Adin dhe I thashë: Po si?… këtu e aty… mu përgjigj: ej bishë në traget, punohet në traget, e vënë mbi një mbi një me dy me dy dhe pastaj e ngarkojnë në traget!”.