Ishte duke vjedhur një mjet, kapet ‘mat’ hajduti në Durrës

Editor
1 Min Read

Ishte duke vjedhur një mjet, kapet nga Policia hajduti në Durrës.

Policia vendore informon se ‘si rezultat i reagimit të menjëhershëm të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Policisë Plazh, pas njoftimit se në lagjen nr. 13, po tentohej të vidhej një automjet, është finalizuar operacioni policor i koduar “Tentativa”.

Gjatë operacionit u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Hasan Zylfa, 28 vjeç, banues në fshatin Rrashbull.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çelës fiktiv, me të cilin 28-vjeçari tentonte të kryente vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme’.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *