Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në emisionin ‘Studio Live’, thotë se Ervis Martinaj mund të jetë gjallë, përderisa kohë nuk është gjendur një kufomë. Eksperti shton më tej se ai edhe mund ti jetë nënshtruar operacioneve plastike.
‘Mund të ketë bërë edhe operacione plastike. Ndoshta të gjitha palët mund të jenë të interesuar që mos ta gjejnë. Nuk është se grupi i tij apo strukturat e tij mungojnë. Nëse do të depërton policia mund të kemi të dhëna që mund të ndihmojnë hetimin. Për aq kohë sa nuk ka kufomë ai është gjallë.’- tha Softa.