Denaj: Hapim eksportet e vezëve të klasit A drejt tregut të BE-së

Editor
2 Min Read

 Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural synon hapjen e hapjen e eksporteve të vezëve të klasit A, drejt tregut të BE-së.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në takimin me 11 prodhues të shpendëve për prodhimin e vezëve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, ku diskutuan rezultatet shumë pozitive të auditit të detajuar nga ana e shërbimeve të Komisionit Evropian, që rezultuan në linjë dhe përputhje të plotë me kërkesat e BE-së.

Denaj tha se, sipërmarrja shqiptare në prodhimin e vezëve ka njohur një zgjerim të konsiderueshëm të investimeve cilësore dhe bashkëkohore duke punuar me standarde të larta të sigurisë ushqimore.

Ministrja vuri në dukje se, kërkesa e tyre për më shumë mbështetje me qëllim hapjen e eksporteve të vezëve të klasit A drejt tregut të BE-së vjen si një domosdoshmëri.

Në këtë takim u realizua plani i punës dhe bashkërendimi i veprimeve të mëtejshme për miratimin e “Programit Kombëtar të Kontrollit për Salmonelozën në pulat për vezë,” si garancia kryesore për hapjen e eksporteve të vezëve të klasit A, por njëherazi me rëndësi në shëndetin publik në përputhje me kërkesat e BE-së për përafrimet ligjore.

“Nëpërmjet politikave në nivel qendror do të arrihen të gjitha standardet sipas kërkesave të BE-së dhe arritja e këtij objektivi synon rritjen e të ardhurave në mënyrë të konsiderueshme për subjektet që ushtrojnë këtë aktivitet”, deklaroi Denaj.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *