Ekstradimi i 54-vjeçarit që hiqej si i vdekur

Editor
1 Min Read

Pas njoftimit të Policisë së Shtetit se ka deportuar në Shqipëri, Leonard Mnella, 54 vjeç, i cili rezulton i dënuar në Itali me 25 vite burgim për një seri veprash të rënda penale. Po ashtu, ai ishte në kërkim dhe nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje kriminale, i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla. Ky i fundit në një reagim në rrjetet sociale ka përgëzuar Policin për operacionin.

“Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale, Policia e Shtetit, për punën e shkëlqyer në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë DSS/OCIU (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë/Njësia e Hetimeve Kriminale) Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe me agjencinë tjetër federale amerikane DHS/ICE- për lokalizmin dhe arrestimin e shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar”, shkruan Balla.

“Një person 54-vjeçar i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me 25 vjet burgim, për disa vepra penale dhe ndërkohë që ishte në arrati, në vitin 2013 kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur në vitin 2003, në Amerikën Latine. Ky shtetas është subjekt hetimesh në Shqipëri për ngjarje kriminale të ndodhura shumë vite më parë në Shqipëri”, përfundon Balla.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *