Ekstradohet nga Abu Dhabi i shumëkërkuari me tre emra

Editor
1 Min Read

Policia e Shtetit njoftoi se ka ekstraduar nga Abu Dhabi një person, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arjan Malko, alias Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale urdhër “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

“Sot më datën 21.08.2024, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, nga strukturat e specializuara dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale është realizuar operacioni policor për sjelljen nga Abu Dhabi në Shqipëri e shtetasit në kërkim ndërkombëtar: A. M, alias E. M, alias E. F.”, njoftoi policia.

Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale urdhër “Arrest në burg” më dt.11.04.2024, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *