JiL.al - Jeto i Lumtur

Ekstradohet nga Greqia shoku i Laert Haxhiut, Firdeus Berberi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANA- I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fideus Berberi u ekstradua sot nga Greqia drejt Shqipërisë. Berberi ishte i arrestuar në Greqi bashkë me Laert Haxhiun teksa ndodheshin në të njëjtën makinë. Ai ka një proces të hapur pranë gjykatës së Korçës, ku akuzohet për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, “Prishje e qetësisë publike”.

Berberi është djali i Ilir Berberit ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Liri i Rushkës”, person ky me precedentë penalë, i implikuar në ngjarjen e goditjes së hotel “Voloreka” në gushtin e vitit 2020.

Në dosjen e Prokurorisë së Korçës thuhet se Berberi, ka qëlluar 4 herë me armë në drejtim të Johan Muçllari, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e këmbës teksa në pamundësi për ta vrarë me pistoletë kur Muçllari, ndodhej i shtrirë në rrugë, Berberi e ka sulmuar sërish, me thikë.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Greqia në Shqipëri shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Firdeuss Berberi

Në kuadër të masave të marra për zbatimin e operacionit “Para drejtësisë” dhe aktivitetit intensiv të Policisë së Shtetit për shkëmbimin e informacionit me vendet e organizatat partnere për arrestimin, ekstradimin, sjelljen drejt Shqipërisë dhe vendosjen në dispozicion të organeve të drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, sot u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit Firdeuss Berberi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pogradec, me vendim penal të datës 29.04.2022, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 22, 278/1 dhe 274 të Kodit Penal.

Më datë 25.04.2022, në Pogradec, dyshohet se shtetasi Firdeuss Berberi, në bashkëpunim me shtetasin G. M. kanë plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Johan Muçllari.

Si rezultat i bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Athina” u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Scroll to Top