RËSHEN- Policia ka shoqëruar 4 persona në Rrëshen lidhur me atentatin e djeshëm, ku viktimë mbeti 30-vjeçari, Kristian Marku. Ky i fundit është gjetur i pajetë në autostradën Fier-Vlorë, pasi makina e tij, u qëllua me armë zjarri nga persona që ende janë të paidentifikuar. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur nëntë gëzhoja dhe 1 tjetër disa metra më poshtë, ndërsa sipas raportimeve tre nga plumbat e kanë kapur Markun në trup.
Viktima ishte me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. Makina e dyshuar e autorëve, të cilët dyshohet se ishin 3 është gjetur duke u djegur nga flakët pas atentatit të ndodhur.
30-vjeçari, Kristian (Marku) Bardhi është nipi i Martin Bardhit, i njohur edhe si Marjan Marku. Në vitin 2023, Marjan dhe Kristjan Marku u përfshinë në një atentat me armë zjarri në qytetin e Rrëshenit ndaj Sajmir Reçit, nipit të Kastriot Reçit. Vrasja e Bardhit është dyshuar të ketë lidhje me një konflikt të mundshëm me familjen Reçi, megjithatë të pyetur nga policia këta të fundit e mohuan një lidhje të tillë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.