Ekzekutimi mafioz në Frankfurt, zbardhen detaje

Editor
1 Min Read

Prokuroria publike ende nuk ka zbardhur motivin e të shtënave fatale në Frankfurt. Por ngjarja ku mbeti viktimë një 27-vjeçar është një histori krimi që ka nisur mbi tetë vjet më parë.

“Pas të shtënave fatale në Stacionin Qendror të Frankfurtit, i dyshuari ende nuk ka komentuar mbi akuzat,” tha të enjten zëdhënësi i prokurorisë publike të Frankfurtit, Dominik Mies.

Siç raportohet motivi i vrasësit ka të ngjarë të lidhet me një grindje të përgjakshme që filloi në Turqi në vitin 2016.

27-vjeçari që u qëllua në Frankfurt mbrëmjen e së martës, thuhet se është përgjegjës për vdekjen e një personi. Sipas portalit kurd “Rudaw.net” dhe gazetës turke “Sabah”, i riu mësohet të ketë qëlluar në maj një biznesmen nga Antalia, të cilin e kishte fajësuar për vrasjen e vëllait të tij në vitin 2016.

Pas krimit, 27-vjeçari është arratisur në Gjermani. Në Gjermani, xhaxhai i biznesmenit të vrarë nga Ankaraja më në fund i ka rënë në gjurmë dhe e ka qëlluar në Stacionin Qendror të Frankfurtit. Sipas gazetës “Bild”, i dyshuari 54-vjeçar drejton një snack bar në Pyllin e Zi dhe ka leje qëndrimi në Gjermani

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *