Ekzekutoi bashkëshortin, zbardhet dëshmia e 49-vjeçares

Editor
1 Min Read

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi në familje në Metoq të Sarandës. 49-vjeçarja E.T ka pranuar se ka vrarë bashkëshortin e saj Ll.T.

Rreth orës 08.00 të mëngjesit të ditës së djeshme, vajza që ishte në shtëpi, kur u ngrit nga gjumi, gjeti babanë e saj të pajetë në shtratin e tij.

Ajo kërkoi nëpër shtëpi për nënën e saj dhe e gjeti atë te dera e jashtme e shtëpisë.

Vajza mori në telefon motrën e saj, e cila është martuar edhe ajo në Metoq dhe i tregoi çfarë kish ndodhur. Kanë qenë këto të dyja që kanë njoftuar edhe policinë.

Sipas një komshiu të lagjes, 49-vjeçarja kishte rreth orës 04.00 të mëngjesit që rrinte jashtë tek dera.

Unë, ka thënë ai, u ngrita për të shkuar tek shtëpia e babait tim që ishte i sëmurë dhe e pashë atë që rrinte tek dera dhe nuk reagoi fare kur kalova. U habita, po nuk më shkoi në mend se çfarë mund të kish ndodhur”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *