Ekzekutoi me thikë të riun shqiptar, vihet në pranga autori

Editor
1 Min Read

Policia britanike ka arrestuar autorin e vrasjes së  27-vjeçarit shqiptar Bajram Luli, i cili u qëllua me thikë brenda makinës së tij në perfiferi të Londrës.

Sipas policisë metropolitane londineze në pranga si autor i vrasjes ka përfunduar Sabin Manda, 31 vjeç.

I riu shqiptar u gjet më datë 11 mars me plagë të rënda me thikë në një makinë të bardhë tip KIA.

Autoritetet policore e dërguan në spital, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Ekzekutoi me thikë të riun shqiptar, vihet në pranga autori i

Policia britanike publikoi pas ngjarjes foton e autorit të dyshuar, i cili u ndalua këtë të premte.

“Sabin Manda, 31 vjeç (27.08.92) pa adresë fikse, u arrestua të enjten më 21 mars me dyshimin për vrasje dhe u akuzua të premten, më 22 mars për vrasje dhe posedim të armëve të ftohta”, bën me dije policia metropolitane londineze.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *