“El Clasico” e lë me pasoja, mesfushori i Barcelonës nuk grumbullohet në kombëtare

Jil
Jil
1 Min Read

Frenkie de Jong u bashkohet lojtarëve të tjerë të dëmtuar të Barcelonës si Pedri dhe Ronald Araujo dhe nuk do t’i bashkohet përfaqësueses holandeze për ndeshjet e ardhshme me Francën (të premten, jashtë) dhe Gjibraltarin (të hënën, në shtëpi), sfida kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Evropian.

Mesfushori holandez e përfundoi “El Clasicon” shumë i lodhur ndaj Realit të Madridit.

Testet e bëra sot kanë konfirmuar se ai ka nevojë për dy javë pushim për shkak të problemeve muskulare.

Edhe Steven Bergwijn është jashtë skuadrës. Sulmuesi i Ajaxit u lëndua në një tjetër klasike, atë të kampionatit holandez kundër Feyenoordit (2-3). Donyell Malen (Borussia Dortmund), i cili nuk ishte në listën kryesore, pritet të ftohet në vend të Bergwijn, ndërsa për të zënë vendin e Frenkie de Jong do të merret Joey Veerman (PSV).

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *