Një aksident në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur mbikalimi i Paraburgimit të Bradasheshit
Në aksident është përfshirë automjeti tip “Hyndai” me drejtuese shtetasen M. K 47 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Për pasojë personi që ndodhej në sediljen e parë si pasagjer ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Rrethit Elbasan.