Berisha Kryeministër? Ja si përgjigjet Shpëtim Idrizi

Editor
2 Min Read

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Idrizi tha se nuk është bërë pjesë e debatit që ka pasur opozita dhe veçanërisht PD-ja, por e ka parë me shumë shqetësim gjithë këtë situatë në opozitë.

“Përballë një mazhorance arrogante, po vihej në diskutim edhe sistemi demokratik”, tha Idrizi. Ai theksoi se bashkimi i opozitës nuk është çështje bashkimi emrash, por është çështje programesh, propozimesh.

Lajm shumë të mirë, e ka cilësuar Idrizi, vendimin e Gjykatës së Apelit zgjidhjen e çështjes së vulës dhe logos për Partinë Demokratike.

“PD është një parti që garanton pluralizimin. E kam parë me shumë pozitivitet vendimin e Apelit, por kam parë edhe me shumë pozitivitet, artikulimin se jemi të hapur për tu bashkuar me çdo fluks. A do të jetë Berisha kandidat i PD-së për Kryeministër? Këtë duhet ta vendosin ata që e kanë në dorë njëherë. Por duhet të jemi në të njëjtin sinkron me SHBA dhe BE. Kemi imperative që të jemi në të njëjtën busull me ta”, tha Idrizi.

Ai u shpreh se kemi nevojë për një ekip të ri, me vizion të ri, pavarësisht se nuk përfshihen te personat që e lidh politikën me moshën. “Që opozita të jetë e fortë duhet të bashkohet njëherë PD, pastaj mund të bashkohen të gjithë”, tha Idrizi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *