
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të zjarrvënieve që shkaktuan dëme në Divjakë dhe Mallakastër.
Në Divjakë u ndalua 65-vjeçari Koçi Allkanjari, banues në fshatin Korije, i cili kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturina në një tokë me qira. Flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën 170 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.