
Kryedemokrati Sali Berisha, ka komentuar emrat e ministrave të rinj të kabinetet ‘Rama 4’, për të cilët tha se janë emëruar në detyra kryesore bashkëhajdutët. Berisha tha se në përbërjen e qeverisë së re nuk figuron asnjë përfaqësues nga veriu, çka sipas tij tregon një urrejtje të papërmbajtur dhe të pashembullt ndaj kësaj zone.
Teksa e cilësoi sërish me epitetin “lubi tuneli”, Berisha u ndal tek lënia në detyrë e Belinda Ballukut, për të cilën tha se “nuk ka hajni të mëdha në vend që të mos kenë firmën e saj”.
Berisha: Kabineti u rivendosën në detyra të gjithë bashkëhajdutët kryesorë. Lubi Balluku, ‘lubi tuneli’ i Llogorasë nuk ka, që kur është bërë ministre ajo, hajni të mëdha në vend që të mos ketë firmën e saj. Nuk mund të ikë ajo.