Emrat/ Operacion antidrogë në Korçë, vihen në pranga disa persona!

Jil
Jil
1 Min Read

Operacion antidrogë në Korçë, me rezultat dy persona të arrestuar. Në pranga kanë rënë Renato dhe Albi Dishnica.

Burime bëjnë me dije se aksioni policor ka startuar prej mëngjesit të sotëm, i shtrirë në disa zona të qytetit të Korçës ku dyshohej se zhvillohej ky aktivitet i paligjshëm.

Deri në këto momente, në pranga kanë rënë 2 persona, janë shoqëruar edhe të tjerë për t’u marrë në pyetje, ndërsa operacioni është ende në zhvillim.

Nga kontrollet e kryera në mjete dhe banesat e shtetasve të arrestuar, janë sekuestruar një sasi lëndësh narkotike, përfshirë kokainë, të ndara në doza.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania