
Një 56-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Shkëlqim Vokri, banues në Dërmenas, Fier, është arrestuar në Belgjikë. Vokri, që posedonte dokument me shtetësi holandeze, rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze për të vuajtur 686 ditët e mbetura të dënimit, lidhur me trafikimin e 250 kg kokainë në Holandë.
Arrestimi u realizua falë bashkëpunimit mes FAST Albania, rrjetit ENFAST dhe homologëve ndërkombëtarë nga FAST Holanda dhe FAST Belgjika, duke siguruar shkëmbim të informacionit në kohë reale.