
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lezhë, ku një person u gjet i pajetë.
Policia konfirmon se 65-vjeçari Gjergj Tusha është vrarë me armë zjarri. Trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat. Nga këqyrja paraprake, viktima kishte shenja dhune dhe një plagë në trup që dyshohet se është shkaktuar nga armë zjarri.
Siç bën me dije policia, rreth orës 14:40, një qytetare ka telefonuar për të raportuar humbjen e kontakteve me babain e saj, shtetasin Gjergj Tusha, 65 vjeç, banues në fshatin Pllanë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë / Informacion paraprak: Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.