Shënohet incidenti i parë në protestën e sotme të Pd dhe opozitës në bulevardin përpara kryeministrisë.
Ende pa u mbledhur mirë protestuesit dhe pa ardhur kupola drejtuese e PD-së, një gomë makine është djegur përpara presidencës.
Në pamje shikohet goma në tym dhe zjarrfikësi që po shuan flakën e zjarrit.
Nuk dihet se kush apo si i është vënë flaka kësaj gome në nisje të protestës për qeverinë teknike