Erdogan kritika të ashpra ndaj liderëve perëndimorë

Editor
1 Min Read

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka lëshuar kritika ndaj liderëve perëndimorë për “heshtjen” e tyre ndaj luftës në Gaza, duke i akuzuar ata si bashkëpunëtorë në “barbarizmin” e Izraelit.

“Krerë shtetesh dhe qeverish evropiane, ju jeni bërë bashkëfajtorë në vampirizmin e Izraelit për shkak të heshtjes tuaj,” tha ai, duke shtuar se duart e SHBA-së janë veçanërisht “të lyera me gjak”.

Erdogan, në komentet drejtuar ligjvënësve turq, iu drejtua gjithashtu OKB-së, duke pyetur se çfarë të mirë ka grupimi nëse nuk mund të ndalojë as “gjenocidin” në shekullin e 21-të.

“OKB-ja nuk mund të mbrojë as stafin e vet. Çfarë prisni për të vepruar? Shpirti e Kombeve të Bashkuara ka vdekur në Gaza”, tha Erdogan.

Erdogan ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të Izraelit gjatë luftës, duke e quajtur atë një “shtet terrorist” dhe duke vendosur kufizime në tregtinë me vendin.

    Share This Article
    Follow:
    JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
    Leave a Comment

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *