Erë e fortë dhe reshje intensive, ndërpritet energjia elektrike

Editor
1 Min Read

Qarku i Lezhës po përballet me mungesë të energjisë elektrike, veçanërisht në njësitë administrative, për shkak të motit të keq që ka përfshirë rajonin gjatë orëve të fundit. Era e fortë dhe reshjet intensive kanë shkaktuar dëme në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, duke çuar në ndërprerje të energjisë në disa fshatra. Grupi i punës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është në terren që prej mbrëmjes së së mërkurës dhe po punon për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat e prekura.

Po ashtu, deti është shumë i trazuar, me dallgë që arrijnë deri në 5 ballë. Autoritetet detare kanë bërë thirrje për peshkatarët dhe anijet e vogla që të shmangin daljen në det deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Moti i keq pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile në bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo situate emergjente që mund të krijohet nga reshjet dhe fortunat.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al