
Gazetarja Ola Xama zbuloi në një emision televiziv një mesazh i dërguar nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, që rrëzon alibinë e kryebashkiakut të Tiranës për vilën në Qerret. Që prej arrestimit, Veliaj ka mohuar se kishte vilë në Golem, duke sulmuar SPAK-un për fabrikim të dhënash.
“Veliaj është duke përdorur një gjuhë fyese për SPAK-un dhe mediat. Veliaj po i bën gjyqin publik vetes sepse shkruan në Facebook çdo ditë. Zotit Veliaj gjyqin nuk po ia bën kush, por po ia bën vetes.